POLITIKË /

Nis samiti, Rama përmend fitoren e PS: Ishte si referendum i Brexit! Ata që nuk më votuan, të painformuar

Shkruar nga Versus

Nis samiti, Rama përmend fitoren e PS: Ishte si referendum i Brexit! Ata

Fjalën e tij në nisje të samitit të Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama e filloi duke theksuar detajet e ndërtesës së përkohshme të ngritur në sheshin ‘Skënderbej’, muret e së cilës janë të veshur me vizatimet e fëmijëve shqiptarë për të ardhmen.

‘’Rrugëtimi është bërë më i gjatë. E kam të vështirë të shpreh fjalët e mia teksa mirëpres këtë samit këtu në Shqipëri. është vërtet një nder i jashtëzakonshëm për të gjithë vendin tim dhe popullin shqiptar t’ju mirëpresë juve të gjithëve. Në këtë ndërtesë të ndërtuar enkas për Komunitetin Politik Evropian në Tiranë ku nuk jeni të rrethuar nga makthet e Europës në pikturën e rilindjes dhe as nga zbrazëtia e një hapësire të përkohshme takimesh, jeni të rrethuar nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë të Europës. Kjo ishte një zgjedhje e qartë për ne sepse ëndrrat e fëmijëve nuk mbahen peng nga mitet e së shkuarës’’- tha Rama.

Më tej nuk la pa përmendur as fushatën zgjedhore, por pavarësisht fjalorit të ashpër të tij të përdorur ndaj kundërshtarëve politikë, përmendi vetëm faktin se gjatë fushatës Bashkimi Europian ishte më i pranishëm se kurrë në retorikën politike.

Ndërsa sa u takon atyre që nuk e votuan, Rama tha se nuk janë euroskeptikë, por thjesht të painformuar që mendojnë se duhet të ishte shkarkuar.

‘’Keni ardhur në një moment mjaft domethënës në këtë vend ku kemi mësuar ta shohim të shkuarën me sytë e së ardhmes. Mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë. Jo si një grumbull detyrash shtëpie, por fat i bashkëndarë, ja përse është kaq kënaqësi që fushata u përqendrua te këto fjalë: Europë, identitet, përkatësi fitoi mbi 52% të votave. Për mikun tim ë dashur këtu Keir ishte rezultat mjaft i ngjashëm me atë të Brexit. Por edhe 48% i mbetur nuk janë euroskeptikë. Janë thjesht europtimistë të painformuar të cilët mendojnë se duhet të isha shkarkuar meqë nuk e anëtarësova Shqipërinë në BE shumë kohë më parë’’- shtoi kryeministri. Versus.al

Poll