
Pasi përfundoi protesta madhështore para kryeministrisë, mijëra protestues marshuan paqësisht nëpër rrugët e Tiranës.
Ndryshe nga herët e tjera, ata zbarkuan para parlamentit dhe pasi qëndruan pak aty, u drejtuan për nga rruga e Elbasanit, duke e bllokuar plotësisht këtë aks për disa minuta.
Më pas protestuesit janë ndalur para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për të vijuar më pas me marshimin që zakonisht zgjat deri pas mesnate. Versus.al

