
Protestat që po zhvillohen në Shqipëri kanë tërhequr sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Ndërsa po transmeton sërish live protestën e qytetarëve shqiptarë, Reuters ka publikuar një artikull lidhur me protestën e mbajtur sot në Rrjoll ku protestuesit arritën të hiqnin gardhin rrethues të vendosur nga kompania e biznesmenit Bashkim Ulaj.
“Shqiptarët kanë protestuar për javë të tëra kundër një resorti luksoz të planifikuar të mbështetur nga një kompani e lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, pranë Vlorës, e cila është e famshme për flamingot e saj dhe një vend për folezimin e breshkave. Të shtunën, fshatarët nga Rrjolli, i vendosur në një zonë me plazhe ranore dhe pyje pishe në veriperëndim të Shqipërisë, protestuan kundër një projekti tjetër, duke thënë se po ndërtohej në tokën e tyre të konfiskuar”- shkruan Reuters.
Ndërsa në vijim në artikull pasqyrohet edhe intervista me njërin prej banorëve i cili u shpreh se askush nuk mund t’i marrë tokat e tyre pa derdhur gjak. Versus.al

