AKTUALITET /

Diaspora proteston edhe në Rennes të Francës, qindra shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Kjo është e disata protestë e organizuar nga shqiptarët e diasporës kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Shkruar nga Versus
Diaspora proteston edhe në Rennes të Francës, qindra
Foto nga protesta në Francë, Rennes

Diaspora shqiptare po vijon me protestat në mbështetje të bashkëatdhetarëve të tyre në Shqipëri të cilët sot zhvillojnë protestën e 14-të ku kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të klasës së vjetër politike.

Këtë herë, në Francë qindra shqiptarë janë mbledhur në Rennes për të protestuar kundër projektit të Zvërnecit dhe me kërkesë kryesore për dorëheqjen e klasës së vjetër politike të cilën e reflektuan edhe me thirrjet “Fundi për ju, fillimi për ne”.

Ashtu si në Shqipëri, gjatë protestës u këndua himni kombëtar, ndërsa protestuesit kishin përgatitur edhe pankarta ku kishin paraqitur kërkesa të ndryshme. Kjo është e disata protestë që zhvillohet nga diaspora shqiptare nëpër qytete të ndryshme të shteteve të Evropës. Versus.al

Poll