AKTUALITET /

“Altin Dumani rikthehu në krye të SPAK dhe nis arrestimet”, thirrja e protestuesve para godinës së qeverisë

Në kor, protestuesit u përgjigjën "po" kur u pyetën nëse dëshironin rikthimin e Altin Dumanit në krye të SPAK.

Shkruar nga Versus

“Altin Dumani rikthehu në krye të SPAK dhe nis

Njëri prej organizatorëve të protestës masive që vijon prej 2 javësh në Tiranë, Alben Kola foli para protestuesve të cilëve u drejtoi pyetjen nëse duan që Altin Dumani të rikthehet sërish në krye të SPAK-ut.

Pasi përgjigjia në kor ishte “po”, ai i bëri thirrje Dumanit që të fillojë me arrestimet e politikanëve tradhtarë duke shtuar se populli ka besim tek SPAK.

“A jeni dakord për rikthimin e Altin Dumanit edhe një mandat për të përfunduar misionin e nisur për arrestimin e kësaj klase politike të korruptuar? Pooo!  Altin Dumani rikthehu, merr frenat e SPAK-ut dhe fillo arrestimet sa më parë. SPAK vepro sa më parë, ke besimin e popullit shqiptar që kërkon arrestimin e mafias oligarkike dhe të politiqenëve tradhtarë sa më shpejt. Duam drejtësi!”- tha Kola duke vijuar më pas me thirrjet për dorëheqjen e Ramës nga posti si kryeministër. Versus.al

 

Poll