AKTUALITET /

Përdori rrugë dytësore për të shmangur trafikun, autobusi në Shëngjin përfundon në kanal

Shkruar nga Versus

Përdori rrugë dytësore për të shmangur trafikun,

Lezhë- Një autobus i një agjencie turistike devojoi nga rruga dhe përfundoi në një kanal të zonës së Ishull-Shëngjinit.

Mësohet se autobusi po kthehej nga Shëngjini dhe për të shmangur trafikun, shoferi kishte zgjedhur të kalonte në një rrugë të ngushtë të zonës.

Në momentin e ngjarjes, një automjet tjetër po lëvizte përballë dhe në përpjekje për të shmangur përplasjen, shoferi i autobusit ka devijuar duke dalë nga rruga e duke përfunduar në kanal.

Në autobus nuk kishte pasagjerë, por vetëm pjesëtarë të stafit, të cilët fatmirësisht nuk pësuan dëmtime. Versus.al

Poll