Kryetari i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani gjatë një takim informal me gazetarët është përgjigjur edhe për vendimin më të fundit të gjykatës Kushtetuese për rastin ndaj Oneida Ymerit ku përpilohej se nuk mund të ketë më sekuestrim celularësh pa vendim gjykate.
Dumani nuk preferoi të zgjatej në shpjegim, ndërsa tha se do të respektojnë vendimin.
“Nuk komentojmë, jemi të detyruar ti zbatojmë”, tha shkurt ai.
Dy ditë më parë Kushtetuesja hodhi poshtë praktikën e SPAK lidhur me sekuestrimin e celularit të Ymerajt, e cila është një drejtuese spitali privat në Tiranë. Sekuestrimi u bë në kuadër të hetimeve për ish-zv.kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj.
Në vendim, gjykata shprehet se në rastin konkret do të vijojnë të mbahen nën sekuestro vetëm kopjet që lidhen me hetimin penal, duke ia nënshtruar kontrollit gjyqësor.
Sipas Kodit të Procedurës Penale, në një vendim gjykate që lejon kontrollin e banesës dhe të personit, duhet të përcaktohet paraprakisht se cilat sende lejohen të sekuestrohen. Prokuroria, zakonisht, bën kërkesë për pajisje si kompjuterë, laptopë, hard disqe, USB, telefona – pavarësisht se kujt i përkasin, por duhet të arsyetohet lidhja e tyre me një vepër penale konkrete. Versus.al







