
Prej tre ditësh në Spitalin Onkologjik të Tiranës nuk kryhen radioterapia për rreth 100 pacientë në ditë, për shkak të prishjes së të dy acceleratoreve të vetëm njërin e ka dëmtuar dera e bunkErit, tjetrin problemi i funksionalitetit.
Gazetari Osman Stafa raporton se kjo ka ndaluar protokollin e domosdoshëm trajtues për të sëmurët me kancer, duke i lënë pacientët në një pritje të pafundme dhe udhëtime të kota.
Dëshmitë prekëse të pacientëve
Një paciente, e dëshpëruar pas dështimit të katërt, shpërthen: “Erdha dje, aparati i prishur. Erdha sot, po i njëjti. Edhe sa do vuaj unë me makinë, të më marrë, të më çojë për një rreze? I lutem Kryeministrit të vërë dorë, se po luftojmë për jetën!” Ajo shton se mjeku ka paralajmëruar se mungesa e rrezeve do të ulë efektin e kurës, dhe i drejtohet Ramës, që vizitoi spitalin para 10-15 ditësh: “Na bëj një spital të ri, Zoti na solli këtu!”
Postimi i plotë i gazetarit Stafa:

