AKTUALITET /

Skandal në shëndetësi, denoncimet për Versus: Nuk kemi marrë pagën e dhjetorit!

Punonjësit shëndetësor në Shqipëri denoncojnë mungesën e pagesës së dhjetorit 2025, pavarësisht punës gjatë emergjencave dhe festave. Ata kërkojnë veprime të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Shkruar nga Versus
Skandal në shëndetësi, denoncimet për Versus: Nuk kemi
Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala

Punonjësit shëndetësor në institucionet publike të vendit, përfshirë mjekët, infermierët, sanitaret dhe stafin përgjegjës, denoncojnë se paga për muajin dhjetor 2025 ende nuk është shpërndarë, pavarësisht se ata kanë punuar pa pushim edhe gjatë emergjencave civile dhe festave të fundvitit.

Në një denoncim të ardhur në Versus.al, personeli tregon se institucionet kujtohen vetëm për t’i fotografuar për reklama, ndërsa për pyetjet mbi pagën, marrin heshtje dhe injorim.

Sipas informacioneve, problemi nuk është i kufizuar vetëm në QSUT, por përfshin edhe spitalet e tjera të vendit.

“Vazhdojmë të punojmë në këto kushte, por paga nuk na është dhënë ende. Kjo problematikë ka vite që përsëritet dhe çdo vit përdoret justifikimi i hapjes së fondeve qeveritare,” thuhet në denoncim.

Punonjësit kërkojnë pagesën e menjëhershme dhe paralajmërojnë se nuk do të vazhdojnë të punojnë me premtime boshe, duke nënvizuar se situata përbën një shkelje të drejtëpërdrejtë të Ligjit të Punës dhe një mungesë respekti ndaj atyre që qëndrojnë në frontin e shëndetit publik.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje ! Do tju lutesha ti kushtonit pak vemendje kohe ,nje problematike me pagat qe na ka prekur te gjitheve ne personelin shendetesor , mjeket ,infermieret , sanitaret, pergjegjes ,etjjj Vazhdojme te punojme ende edhe ne kete periudhe emergjencash civile, edhe ne fundvit festash dhe spo na kalojne akoma pagen e muajit dhjetor 2025 , eshte skandaloze, kujtohen vetem per te na fotografuar per reklama asgje me shume , nderkohe qe kemi marre heshtje dhe injorim si pergjigje kur pyesim per pagen, eshte problem qe prek gjithe sherbimin e QSUT dhe jo vetem, me sa kam marr vesh nga miq te aferm, paga mungon edhe ne spitalet e tjera te vendit Do tju ndihesha falenderues nese do e ngrinit zerin edhe per ne .Ka vite kjo problematike , abuzohet shume me pagen e dhjetorit, na e japin fund janari, me justifikimin qe pritet te celet fondi i qeverise
Versus.al

 

Poll