AKTUALITET /

Skandal në Shkodër: 130 ton misër me toksinë kancerogjene zhduket pas bllokimit. “MODI” sh.p.k. “gjunjëzon” AKU!

Kur kafshët konsumojnë misrin me Aflatoksin, kjo toksinë  kalon në qumësht , duke e kthyer  qumështin dhe nënproduktet e tij në produkte të rrezikshme për konsum.

Shkruar nga Versus

Skandal në Shkodër: 130 ton misër me toksinë kancerogjene

Duket se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po e humbet betejën  për t’i siguruar qytetarëve ushqime të sigurta, pasi  edhe në rastet kur  arrin të  bllokoje produkte  të rrezikshme për konsum, ato përsëri përfundojnë në tryezat tona familjare.

Burime bëjnë me dije se AKU ka bllokuar në Shkodër 130 ton misër me aflatoksinë, shkruan Oranews.

OBSH e klasifikon aflatoksinën si kancerogjene të Grupit 1.

Kur kafshët konsumojnë misrin me Aflatoksin, kjo toksinë  kalon në qumësht , duke e kthyer  qumështin dhe nënproduktet e tij në produkte të rrezikshme për konsum.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqiste hedhja në treg e këtij misri, inspektorët e AKU i vendosën produktit shiritin e bllokimit, me destinacion asgjësimin e tij.

Burimet gjithashtu bëjnë me dije se subjekti importues i misrit me aflatoksinë është “MODI”shpk në Shkodër me administrator Z. Mondi Halaj.

Edhe pse subjekti nuk ka të drejtë të heqë shiriti e bllokimit dhe të lëvizë mallin  dyshohet se i gjithë produkti i kontaminuar është hedhur në treg, duke rrezikuar rënde shëndetin e qytetarëve.

Inspektorët e AKU-së në Shkodër nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të 130 tonëve misër të bllokuar, i cili duhej të përfundonte në proces asgjësimi.

Ende nuk dihet saktësisht se ku është shpërndarë kjo sasi e kontaminuar, por fakti që ajo nuk gjendet më në magazinën e bllokuar ngre dyshime të forta se produkti ka përfunduar në treg.

Ky rast tregon se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit jo vetëm që po e humbet kontrollin mbi tregun ushqimor, por duket i pafuqishëm përballë subjekteve private që shpërfillin hapur ligjin dhe rrezikojnë shëndetin publik.

Kur edhe produktet e bllokuara për shkak të rrezikut kancerogjen përfundojnë sërish në treg, lind pyetja thelbësore: a po mbrohen qytetarët, apo institucionet po gjunjëzohen përballë interesave të biznesit?

Poll