
Energjia elektrike është ndërprerë në pjesën më të madhe të Tiranës duke lënë në errësirë qytetarët. Ky problem ka ndodhur edhe në QSUT, konkretisht në reanimacionin e këtij spitali ku qytetarët ankohen se për të paktën 45 minuta ishin në errësirë totale, madje nuk kishte as gjenerator duke rrezikuar seriozisht jetën e pacientëve.
Një prej qytetarëve shkruan “Kemi njerëz në reanimacion, prindërit janë në operacion, nuk japin asnjë informacion.
View this post on Instagram
Mesazhet e qytetarëve:
“Rast emergjent ju lutem postojeni ta shohë i nderuari Kryeministri ynë. Shikoni çfarë bëhet tek spitali ‘Nënë Tereza’, nuk ka drita dhe kemi njerëzit në reanimacion.”
“S’ka drita në reanimacion.”
“Edhe brenda sallave.”
“U hap dera e sallave dhe s’kishte drita brenda.”
“Ana e reanimacionit pa energji.”
“Këtu të vdesin me zor.”
“Përshëndetje nga spitali i urgjencës Tiranë, ‘Nënë Tereza’. Kemi prindërit në operacion dhe reanimacion dhe kanë 20 minuta që kanë ikur dritat dhe s’na japin informacion.”

