Skandali i të miturve të kontaminuar me salmonelë e thënë dhe nga analizat do të hetohet nga kryeprokurori qarkut të Elbasanit, Kreshnik Ajazi i cili është vëllai i kryetarit të bashkisë Gramsh, Besion Ajazi.
Ky i fundit për një deklaratë për media u shpreh se rastet janë të kufizuara dhe nuk janë masive.
I pyetur sesa ka kushtuar tenderi me kompaninë private, “NESLA SHPK”, e cila furnizon me ushqim kopshtin u shpreh se nuk ka dijeni.
Nisur nga ajo që thamë sipër shtrohet pyetja: A përbën konflikt interesi hetimi i kësaj çështje nga vëllai i zyrtarit të parë të Gramshit i cili duhet të ketë përgjegjësi për shëndetin e fëmijëve që frekuentojnë kopshtet dhe çerdhet?
Sipas Institutit të Shëndetit Publik nga analizat e kryera ndaj 79 fëmijëve në kopshtin e Gramshit, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me ‘Salmonella Enteritidis’.
ISHP ka konfirmuar rastet pas analizave laboratorike, ndërkohë që dyshohet se burimi i infeksionit është ushqimi i konsumuar në kopsht.
AKU ka nisur hetimet ndaj kompanisë 'Nesla shpk' dhe po analizon mostrat e produkteve ushqimore, me fokus mishin e pulës dhe vezët, që janë burime të zakonshme të këtij bakterit./Versus.al







