AKTUALITET /

Skandali / Kompania ONE ALBANIA pengoi policinë të zbulojë Call Centerat në Tiranë

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës thuhet se kompania One Albania nuk ka bashkëpunuar në mënyrë të plotë me autoritetet ligjzbatuese, duke mos vënë në dispozicion të dhënat për përdoruesit e adresave IP që dyshohej se përdoreshin për aktivitetin e paligjshëm.

Shkruar nga Versus

Skandali / Kompania ONE ALBANIA pengoi policinë të zbulojë Call

Në kuadër të operacionit të koduar “Ghost Call”, i finalizuar nga Policia e Shtetit pas një hetimi 2-vjeçar në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europol, janë zbuluar dhe goditur disa baza të dyshuara për mashtrim kompjuterik përmes call centerave në Tiranë.

Sipas vendimit të siguruar nga weblajm.com, tre prej këtyre bazave rezultojnë të kenë qenë objekt hetimi të veçantë, ndërsa në dokumentet e gjykatës përmendet edhe një element që lidhet me bashkëpunimin e operatorëve të komunikimeve elektronike.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës thuhet se kompania One Albania nuk ka bashkëpunuar në mënyrë të plotë me autoritetet ligjzbatuese, duke mos vënë në dispozicion të dhënat për përdoruesit e adresave IP që dyshohej se përdoreshin për aktivitetin e paligjshëm.

Sipas të njëjtit dokument, policia i ka dërguar disa kërkesa zyrtare kompanisë, duke i kujtuar edhe përgjegjësinë penale në rast mosbashkëpunimi.

Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë periudhës disa mujore, në të cilën mungoi përgjigjja nga kompania, aktiviteti i dyshuar i call centerave ka vijuar. Ndryshe nga operatorë të tjerë, të cilët sipas vendimit kanë vënë në dispozicion listat e klientëve për autoritetet, One Albania rezulton të ketë refuzuar një veprim të tillë.

Ndërkohë, nga operacioni “Ghost Call” janë zbuluar në total 12 ambiente të përshtatura për këtë veprimtari, janë arrestuar 10 persona, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Po ashtu janë sekuestruar mbi 891 mijë euro, qindra pajisje elektronike dhe prova të tjera që dyshohet se lidhen me skemën e mashtrimit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Pjesë nga përmbajtia e vendimit të Plotë siguruar nga WebLajm.com ku Policia parlajmëroi ONE ALBANIA pë Përgjegjësi PENALE

Në vijim, theksohet se për shkak të përgjigjes së paplotë nga kompania ONE Albania, autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion shtesë nga autoritetet austriake, të cilat më pas i janë përcjellë ONE Albania për të ndihmuar hetimin.

Megjithatë, në një përgjigje të datës 19.12.2024, ONE Albania ka deklaruar se adresat IP në fjalë janë publike dhe se nuk disponon kapacitete për identifikimin konkret të përdoruesve pa pasur adresat IP fundore.

Për këtë arsye, më 10.12.2024, autoritetet i kanë dërguar një tjetër shkresë kompanisë, duke e paralajmëruar për pasojat penale në rast vonesash apo dhënieje të pasaktë të informacionit.

Gjithashtu, përmendet se më 3-4 dhjetor 2024 është zhvilluar një takim mes autoriteteve shqiptare dhe austriake, ku është vendosur ngritja e një grupi të përbashkët hetimor. Në këtë kuadër janë vënë në dispozicion jo vetëm adresat IP që lidhen me ONE Albania, por edhe 3 adresa të tjera që i përkasin kompanive ABCOM, StarNet dhe Selcom. /WebLajm

Poll