Kamarieri që mori porosinë e nënkomisarit Ardian Isufi dhe personit tjetër Leart Bimo ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Vlorë.
Ai u shpreh se nuk e kishte ngatërruar porosinë, siç ata pretendonin.
Kamarieri tjetër: Arsyeja pse ndodhi ky konflikt ishte sepse unë shkova të merrja porosinë edhe më thanë do më sjellësh një ujë të vogël, një ujë të madh edhe një kafe. Ngaqë kishim shumë ngarkesë nga restoranti erdhi djali tjetër, edhe i tha ky nuk të thash për ujin e vogël, por vetëm për ujin e madh, nuk kam faj unë që është ai…edhe më shau mua pastaj, djali i tha ta heq unë ujin e vogël, s’është nevoja të na ofendosh, ata shkuan e qëlluan me dacka, donin të më qëllonin edhe mua.
Incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 27 korrikut, rreth orës 21:30, në ambientet e lokalit “Regina Garden” në lagjen “Pavarësia 2” të Vlorës, ku një mosmarrëveshje për një shishe uji më tepër se porosia e kërkuar ka përfunduar në përplasje fizike mes disa personave, përfshirë një oficer policie, një qytetar me precedent penal, pronarin e hotelit dhe një gazetar lokal.
Burime nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se konflikti nisi pasi oficeri Ardian Isufi, me detyrë në Drejtorinë Rajonale të Kufirit në Dibër, ndodhej jashtë shërbimit në shoqërinë e Leart Agim Bimos, 57 vjeç, banues në Vlorë./Versus.al







