AKTUALITET /

Skandali seksual në bashkinë e Kukësit, Apeli i GJKKO liron Safet Gjicin

Gjykata e Apelit ka liruar paraditen e kësaj të hëne ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin.

Shkruar nga Versus

Skandali seksual në bashkinë e Kukësit, Apeli i GJKKO liron Safet

Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është liruar ditën e sotme nga Apeli i GJKKO-së, për shkak të gjendjes së tij të rënduar me shëndetin. Ish kreu i Bashkisë së Kukësit u bë protagonist i një videoskandali seksual me Alma Kaçin në ambientet e zyrës së tij. Safet Gjici do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit të tij prej 8 muajsh në arrest shtëpiak për shkak të komplikacioneve me diabetin dhe problemeve me zemrën, shqetësime që i ka referuar vazhdimisht me palën gjykuese.

Kujtojmë se ish kryebashkiaku i Kukësit, u dënua për 3 vite për korrupsion për një video-skandal seksual ku protagonist ishte ai dhe Alma Kaçi në tentativë për të fituar një tender për qentë.

Poll