AKTUALITET /

Skandaloze! Genardi shpërndan pamje të Sonidës gjysmë lakuriq, vëlla e motër shtrohen në psikiatri

Genardi ka thënë gjatë intervistimit se videon e kishte shpërndarë për të arritur sa më shumë vëmendje në rrjetet sociale.

Shkruar nga Versus
Skandaloze! Genardi shpërndan pamje të Sonidës gjysmë
Genard dhe Sonida Hajdini

Një rast skandaloz u raportua mbrëmjen e djeshme me pamje shqetësuese që u shpërndanë në rrjetet sociale ku personazhi i rrjeteve sociale, Genard Hajdini kishte publikuar video të motrës së tij Sonidës e cila ishte gjysmë e zhveshur.

Kjo e fundit akuzonte Genardin për dhunë, gjë që ka shkaktuar reagim të fortë nga publiku që ka kërkuar marrjen e masave nga ana e institucioneve.

Ministria e Shëndetësisë ka ndërhyrë për këtë rast duke bërë të mundur fshirjen e videos nga rrjetet sociale si dhe gjithashtu trajtimin mjekësor të Sonida Hajdinit.

Të dy vëlla e motër, ndodhen të shtruar në spitalin psikiatrik të Tiranës për një trajtim më të specializuar dhe për hartimin e një plani më të qartë mbi monitorimin e vazhdueshëm të tyre.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Pas publikimit në faqen e Instagram-it të shtetasit G.H., ku shfaqej në mënyrë të papërshtatshme motra e tij, shtetasja S.H., menjëherë nga strukturat sociale vendore të Njësisë Administrative nr. 2, së bashku me stafin mjekësor të Qendrës Shëndetësore nr. 1 dhe oficerët e policisë të Komisariatit nr. 1, u bë vlerësimi i gjendjes së shtetases S.H.

Gjatë intervistimit, u shpreh se videoja kishte si qëllim ndjekjen virale të vetë personazhit dhe jo elementë dhune apo qëllime dashakeqësie. Videoja është fshirë nga vetë G.H., pas urdhrit të menjëhershëm të policisë.

Strukturat shëndetësore bënë gjithashtu të mundur edhe injektimin e medikamenteve shëndetësore, pasi nga qëndrimi para dy javësh në Spitalin e Shëndetit Mendor në Tiranë, ishte lënë përgjegjësi për trajtim ambulator, i cili ofrohej nga një kujdestare e vendosur nga të afërmit e dy personave.

Aktualisht, ata ndodhen të shtruar për një shërbim më të specializuar mjekësor në spitalin psikiatrik të Tiranës, ndërsa nga ana e organeve kompetente materialet janë referuar në prokurori, sipas edhe rekomandimit tonë.

Struktura e NJNVR-së së Njësisë nr. 2, së bashku me Drejtorinë e Mbrojtjes Sociale në Bashkinë e Tiranës dhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror të Qarkut Tiranë, do të mblidhen për hartimin e planit të masave për monitorimin e vazhdueshëm të dy personave me lidhje gjaku (motër dhe vëlla), ku do të kërkohet edhe mbështetje nga organet kompetente për hetime të mëtejshme, për shkak të dyshimit për konsumimin e veprës penale të shfrytëzimit të një personi me aftësi ndryshe.

Video është publikuar në ditë më parë nga Genardi, ndërsa është shpërndarë nga qytetarë të shumtë dhe personazhe të njohur në internet, të cilët kanë kërkuar reagimin e institucioneve përkatëse. Versus.al

Poll