
Biznesmeni shqiptaro-amerikan Adrian Shatku duke përfituar nga njohja e afërt e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës ka përfituar duke zhvilluar edhe takim zyrtar nën orientimin e ish presidentit.
Sipas gazetarit Edison Vatnikaj biznesmeni Shatku ka hyrë në bisedime me një person i quajtur Ali Soufan, drejtor ekzekutiv i Soufan Group, të cilit i ka kërkuar në emër të Ilir Metës nëse ai dhe ministri i financave të Katarit janë gati për tu takuar me Metën.
Gjithashtu i ka kërkuar këtij personi që të sigurojë edhe një pajisje antipërgjimi për Ilir Metën.
Referuar dosjes hetimore Adrian Shatku me ndërmjetësim të Ilir Metës është takuar me ministrat e Energjisë dhe Ekonomisë të Mbretërisë së Marokut në datën 31 Tetor 2014, ditë kur Ilir Meta zhvillonte takim zyrtar në Marok.
Në provat e kqyrura rezulton se Adriani i ka kërkuar Monikës që të organizojë mundësisht në shtëpi takimin midis Ilir Metës dhe ambasadorit të Katarit dhe investitorit të CIT.
Nga ana tjetër Adrian Shatku ka mbajtur lidhjet midis John Moreira, drejtues ekzekutiv i JPM Strategic Solution dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku në të paktën dy raste është dokumentuar se ka ndërmjetësuar ardhjen në Shqipëri të John Moreira dhe dy personave të tjerë të quajtur Patrik dhe Kate.
John Moreira ka kryer takime strategjike me Ministrat e LSI-së në vitin 2014, ka bërë sondazhe për zgjedhjet lokale të vitit 2015 për LSI-në ndërsa Patrik dhe Kate kanë trajnuar të rinjtë e LRI-së në kampin e Jalës./Oranews







