Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë e ndodhur në Qafën e Llogarasë tronditi opinionin publik. Një 27 vjeçar i identifikuar si Artjon Xhelo u gjet i vdekur brenda makinës së tij të djegur. Pas zbardhjes së ngjarjes u mësua se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasje pasi i riu vuante nga problemet e depresionit.
Pasi kishte dalë nga shtëpia mësohet t’u jetë drejtuar familjarëve me fjalët: Nuk kthehem në shtëpi nëse nuk gjej punë sot”.
27 vjeçari kishte shërbyer më herët në sektorin e forcave “Shqiponja” në Berat, por për shkak të problemeve psikologjike, duke qenë se vuante nga ankthi, u transferuar në postën e policisë së Poliçanit ku humbi armën e shërbimit.
Për shkak të këtij gabimi, ndaj tij u vendos masë disiplinore. Xhelo nuk dha dorëheqjen, por në 2023-in u përjashtua nga radhët e policisë dhe mbeti i papunë. Kjo ka qenë arsyeja kryesore që ndikoi në përkeqësimin e tij dhe e shtyu që t’i jepte fund jetës duke u lyer me benzinë dhe duke i vënë flakën vetes. Versus.al

