AKTUALITET /

Sorollatje dhe mbifaturim, 49 vjeçari në Kukës tenton të djegë me benzinë dyqanin e One

Sipas raportimeve jozyrtare, qytetari ishte klient i “One” dhe ka ndërmarrë veprimet për shkak të një mbifaturimi të numrit të tij celular dhe sorollatjeve nga punonjësit.

Shkruar nga Versus

Sorollatje dhe mbifaturim, 49 vjeçari në Kukës tenton të

Skandalet dhe vjedhjet e kompanisë celulare “One Albania” po çojnë qytetarët drejt aktit ekstrem

Një 49-vjeçar është shoqëruar nga policia pas një incidenti në lagjen nr. 2 në Kukës, ku dyshohet se ka dashur të djegë me benzinë një dyqan të kompanisë celulare “One”.

Më pas, ai ka kërcënuar punonjësit dhe klientët duke u kërkuar të dalin jashtë, për të shmangur ndonjë aksident.

Shërbimet e Policisë kanë arritur shpejt në vendngjarje dhe e kanë neutralizuar situatën pa pasoja.

Sipas raportimeve jozyrtare, qytetari ishte klient i “One” dhe ka ndërmarrë veprimet për shkak të një mbifaturimi të numrit të tij celular dhe sorollatjeve nga punonjësit.

Kompanitë celulare One dhe Vodafone vijojnë të mbeten problematikë sa i takon denoncimeve të vazhdueshme ndaj tyre për abuzim me paketat e shërbimit. 

Në shkurt të këtij viti Autoriteti i Konkurrencës nis hetim për “One” dhe "Vodafone’’ dhe deri më tani  nuk ka një përgjigjie të prerë lidhur me masat e ndërmarra ndaj dy kompanive celulare.Versus.al

Poll