AKTUALITET /

Sot Asim Vokshi betohet para Begajt si anëtar i ri i Kushtetueses, zëvendëson Holta Zaçajn

Shkruar nga Versus

Sot Asim Vokshi betohet para Begajt si anëtar i ri i Kushtetueses,

Ditën e sotme në orën 10:00, gjyqtari Asim Vokshi do të betohet në Presidencë si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Në këtë pozicion ai do të zëvendësojë Holta Zaçajn, të cilës i ka përfunduar mandati në muajin prill.

Pavarësisht se Gjykata e Lartë shpalli fitues Vokshin për të zëvendësuar Zaçajn, rezultati u kundërshtua nga kandidatja tjetër Naureda Llagami. Kjo e fundit pretendoi në gjykatën Administrative dhe në Kushtetuese se vota e shpallur e pavlefshme i takonte asaj dhe e bënte atë gjyqtare kushtetuese.

Por Kushtetuesja ia rrëzoi kërkesën dhe pas kësaj, presidenca caktoi datën e betimit  të Vokshit. Me këtë betim, largohet nga institucioni Holta Zaçaj e cila mban edhe postin e kryetares sëq gjykatës. Do të duhet që gjykata të zgjedhë një kryetar të ri ndërsa përkohësisht do të drejtohet nga nënkryetaja Marsida Xhaferllari. Versus.al

Poll