AKTUALITET /

Sot foltorja e radhës para kryeministrisë, bllokohen disa rrugë për protestën e PD

Mbetet për t'u parë si do zhvillohet foltorja duke marrë parasysh se në protestë është edhe Adriatik Lapaj.

Shkruar nga Versus

Sot foltorja e radhës para kryeministrisë, bllokohen disa rrugë

Sot PD mban foltoren e radhës para kryeministrisë me kohëzgjate nga ora 18:00 deri në 20:00, ashtu siç bën çdo të hënë prej 3 javësh duke kërkuar largimin e kreut të qeverisë Edi Rama. Policia ka ndërmarrë masat për mbarëvajtjen e protestës duke bllokuar disa rrugë. 

Nga ora 15:00 e deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të dinamikës së tubimit, mund të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit edhe në akse të tjera rrugore. Mbetet për t'u parë sesi do zhvillohet foltorja duke marrë parasysh faktin se para kryeministrisë po zhvillon protestë dhe Adriatik Lapaj çdo ditë që prej 8 dhjetorit. Versus.al 

 

Poll