AKTUALITET /

Sot i jepet lamtumira regjisorit të njohur Piro Milkani, familja njofton oraret e ceremonisë së varrimit

Familja njofton se ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, më 25 maj, në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Shkruar nga Versus
Sot i jepet lamtumira regjisorit të njohur Piro Milkani, familja njofton
Piro Milkani

Sot do të përcillet në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës.

Familja njofton se ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, më 25 maj, në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Nisja do të bëhet në orën 13:00 nga Funeral “Alba 2000”, në rrugën e Durrësit, pranë ish-ambasadës Jugosllave.

Pritjet për ngushëllime do të mbahen më datat 27, 28 dhe 29 maj, në të njëjtën agjenci funerale, në oraret 10:00-13:00 dhe 17:00-20:00.

Piro Milkani lindi në Korçë më 9 dhjetor 1939.

Pas mbarimit të shkollës së mesme në qytetin e tij, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua si operator filmi. Gjatë viteve të studimeve, ai realizoi filmin e tij të diplomës, Nenavist (Mosmirënjohja), i cili shënoi fillimin e një karriere të suksesshme në kinematografi .

Pas kthimit në Shqipëri, Milkani filloi punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si operator dhe më pas si regjisor.

Ai ka realizuar mbi 20 filma artistikë.  

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinematografinë shqiptare, Milkani është nderuar me tituj dhe çmime të shumta, përfshirë titullin “Artist i Popullit” (1987) dhe medaljen “Ambasador i Filmit Shqiptar” nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë ./Versus.al

Poll