AKTUALITET /

Sot nis aksioni, sekuestro shisheve të qumështit dhe produkteve të bulmetit që jepen pa faturë

Vetë ministrat Petrit Malaj dhe Anila Denaj do të jenë në terren në disa tregje e pika të shumicës për të mbikëqyrur zbatimin e urdhrit të kryeministrit.

Shkruar nga Versus

Sot nis aksioni, sekuestro shisheve të qumështit dhe produkteve

Nga dita e sotme nis aksioni i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama për kontrollin dhe sekuestrimin e çdo lloj produkti bulmeti që jepet pa faturë. Duke nisur nga shishet e qumështit, bëhet fjalë për një aksion të përqendruar në tregjet e produkteve ushqimore, mishit dhe bulmetit ku informaliteti është ende i lartë.

Vetë ministrat Petrit Malaj i Financave dhe Anila Denaj e Bujqësisë që prej kësaj të hëne kanë lajmëruar se do të jenë edhe vetë për inspektim në terren dhe se të gjitha produktet që tregtohen pa faturë do të sekuestrohen menjëherë.

“Nuk mund të pranojmë më që prodhimet që konsumojmë të mos kenë asnjë gjurmueshmëri. S’ka më ‘e mora nga fshati’ si justifikim për mungesën e faturës. Të gjithë duhet të pajisen me dokumentacion dhe të regjistrohen siç e kërkon ligji”– u shpreh Malaj në një deklaratë për mediat.

Synimi i këtij aksioni të nisur është formalizimi i tregjeve në Shqipëri dhe minimalizimi i konkurrencës së pandershme. Aksioni për produktet e bulmetit vjen në vazhdën e një sërë aksionesh të nisura nga kryeministri Edi Rama si lirimi i hapësirave publike dhe shembja e ndërtimeve pa leje në Theth në kulmin e sezonit turistik. Versus.al

Poll