AKTUALITET /

Sot nisin provimet e maturës shtetërore, maturantët i nënshtrohen testimit për gjuhën e huaj

Shkruar nga Versus

Sot nisin provimet e maturës shtetërore, maturantët i

Ditën e sotme nis zyrtarisht Matura Shtetërore 2026 me provimin e parë të gjuhës së huaj. Mijëra gjimnazistë në të gjithë vendin të cilët përmbyllin ciklin 3 vjeçar të arsimit të mesëm, do t’i nënshtrohen testimit të njohurive të tyre.

Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollave në orën 08:30, ndërsa provimi do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:30.

Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e djeshme udhëzimet për zhvillimin e provimeve, duke theksuar se gjatë testimit është rreptësisht e ndaluar mbajtja e telefonave celularë, orëve inteligjente dhe çdo pajisjeje tjetër që mund të lidhet me inteligjencën artificiale ose komunikimin elektronik.

Gjithashtu nuk lejohen kopjet apo komunikimi mes nxënësve. Një gjë e tillë do të sillte përjashtimin nga provimi. Autoritetet rikujtojnë se maturantët duhet të kenë me vete një dokument identifikimi të vlefshëm, si letërnjoftim ose pasaportë, si dhe mjetet e nevojshme shkollore për zhvillimin e testit. Versus.al

Poll