AKTUALITET /

Sot u nda nga jeta, ja kur mbahen homazhet për ish-kryeministrin Fatos Nano

Pas homazheve në Pallatin e Kongreseve, trupi i pajetë i Nanos do të prehet në banesën e fundit.

Shkruar nga Versus

Sot u nda nga jeta, ja kur mbahen homazhet për ish-kryeministrin Fatos Nano

Të dielën e 2 nëntorit, në Pallatin e Kongreseve do të mbahen homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, ish-liderit historik të PS i cili mbylli sytë sot për herë të fundit. 

Pritet që të pranishëm të jenë figurat më të larta të politikës dhe të jetës publike të vendit gjerisa të gjithë e konsideronin Nanon si kryeministrin më liberal dhe reformator brenda forcës së tij politike duke lejuar lirinë e të shprehurit dhe mendimin ndryshe. 

Ish-kryeministri Nano, prej disa kohësh ndodhej në reanimacion në një prej spitale private të vendit ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve, teksa gjendja shëndetësore u rëndua gjatë ditëve të fundit. Versus.al

 

Poll