AKTUALITET /

SPAK ankimon urdhrin e GJKKO për të hetuar Xhaçkën dhe burrin e saj! Shtyhet seanca në gjykatë

Sipas SPAK, vendimi i GJKKO është i pambështetur në ligj dhe i cënueshëm në prova.

Shkruar nga Versus

SPAK ankimon urdhrin e GJKKO për të hetuar Xhaçkën dhe

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ankimuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Posaçme që e detyron organin të hetojë ish-ministren Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj, investitorin strategjik Artan Gaçin.

Ankimi është paraqitur në kohë rekord dhe seanca ishte planifikuar të mbahej sot në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën në Apelin e Posaçëm, por u shty për në datën 8 maj.

“Gjykata ka gabuar në arsyetimin e saj duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistroj procedim penal dhe për pasojë të kryejë hetime në lidhje me veprat penale të "Shpërdorimi i detyrës", "Falsifikimi i dokumeteve" dhe "Pastrimi i produkteve të eprès penale kryer në bashkpunim, të parashikuara nga nenet 248, 186e 287 të Rodit Penal. Argumentat e parashtruara përbëjnë shkak për cënimin e këtij vendimi dhe rjedhimisht ndryshimin e tij në tërësi”- thuhet në shkresën e ankimit të firmosur nga prokurori i posaçëm Ols Dado.

Sipas Dados, Gjykata nuk ka gjetur asnjë shkak, veçanërisht nga ato që ankuesi shtetasi Fredi Beleri parashtron, për të konkluduar se hetimet paraprake nuk ishin të plota, duke urdhëruar për pasojë plotësimin e tyre. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: