AKTUALITET /

SPAK-BKH operacion në Shkodër, sekuestrohet telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit

Aksioni ka përfshirë edhe kontrolle të detajuara personale dhe të automjeteve, të kryera në bazë të një vendimi të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Shkruar nga Versus

SPAK-BKH operacion në Shkodër, sekuestrohet telefoni i

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), kanë zhvilluar një tjetër aksion të rëndësishëm këtë të martë në qytetin e Shkodrës, në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore.

Sipas burimeve paraprake, disa persona janë shoqëruar nga forcat e BKH-së, të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme gjatë procesit zgjedhor. Të shoqëruarit raportohet se janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate (PSD).

Në kuadër të këtij operacioni, me urdhër të SPAK-ut, është sekuestruar edhe celulari i një personi që shërben si shoqërues i kreut të PSD-së, Tom Doshi.

Aksioni ka përfshirë edhe kontrolle të detajuara personale dhe të automjeteve, të kryera në bazë të një vendimi të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

SPAK ka bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim dhe priten zhvillime të mëtejshme në ditët në vijim./Versus.al

Poll