AKTUALITET /

SPAK i komunikon akuzat Ajola Xoxës, zgjat afatin e hetimeve për Veliajn

Avokati i Xoxës kërkoi edhe vënien në dispozicion të akteve hetimore, por SPAK i vendosi si kusht pagesën, gjë që nuk u pranua prej Maks Haxhisë.

Shkruar nga Versus

SPAK i komunikon akuzat Ajola Xoxës, zgjat afatin e hetimeve për

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka komunikuar sot akuzat Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj i cili mbahet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Gjithashtu është marrë vendimi për të zgjatur afatin e hetimeve deri më 29 shtator të këtij viti. Ajola Xoxa dhe avokati mbrojtës i saj kanë marrë materialet dhe në bazë të dispozitave të njohjes me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash, do të vendosin mbi qëndrimin që do të mbajnë.

Pala mbrojtëse ka kërkuar gjithashtu edhe aktet hetimore, por SPAK u ka komunikuar se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm pasi të bëjnë pagesën. Ky kusht nuk është pranuar nga avokati Maks Haxhia. Versus.al

Poll