AKTUALITET /

SPAK i sekuestroi telefonin, reagon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: “Gati për bashkëpunim”

Shkreli, i zgjedhur nën siglën e Partisë Socialiste, ka konfirmuar bashkëpunimin e plotë me autoritetet dhe thekson se është i gatshëm të përgjigjet për çdo paqartësi që lidhet me procesin zgjedhor.

Shkruar nga Versus
SPAK i sekuestroi telefonin, reagon kryebashkiaku i Vaut të Dejës:
Kristian Shkreli

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ka reaguar pas raportimeve se SPAK ka sekuestruar telefonin e tij celular, në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshime për korrupsion dhe krime zgjedhore.

Shkreli, i zgjedhur nën siglën e Partisë Socialiste, ka konfirmuar bashkëpunimin e plotë me autoritetet dhe thekson se është i gatshëm të përgjigjet për çdo paqartësi që lidhet me procesin zgjedhor.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me çdo instancë shtetërore”, është shprehur Shkreli, raporton News 24, ndërsa shkruan se ai është nën hetim për “Korrupsion zgjedhor”.

Zërat për një situatë të tensionuar në Vaun e Dejës nuk kishin kaluar pa u vënë re në selinë qendrore të PS-së. Madje, sipas burimeve, informacionet kishin mbërritur deri tek kryeministri Edi Rama, i cili ndryshe nga zakonisht u detyrua ta paralajmëronte publikisht Kristian Shkrelin që të mos “luante me dy porta”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zhvilluar një aksion së fundmi në Vaun e Dejës, ku kanë sekuestruar telefonin e kryebashkiakut Kristian Shkreli, si dhe të shoqëruesit të Tom Doshit dhe disa zyrtarëve të Partisë SocialDemokrate.

Kristian Shkreli u zgjodh në krye të bashkisë në zgjedhjet e 14 majit 2023, nën siglën e Partisë Socialiste, por siç duket raportet në terren kanë ndryshuar ndjeshëm./Versus.al

Poll