
SPAK refuzon vizitën për kontroll të Komisionit Parlamentar të ngritur nga Fatmir Xhafaj. Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar e konsideroi kërkesën të paligjshme dhe si cënim të pavarësisë kushtetuese të institucionit.
“Çdo praktikë për të kryer vizita të tilla monitoruese do të binte ndesh me pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Posaçme. Kjo pavarësi nuk është vetëm një kërkesë formale ligjore, por edhe një kusht themelor për të siguruar hetime të pavarura, të paanshme dhe efikase, në mbrojtje të interesit publik dhe të sundimit të ligjit”, thotë SPAK.
SPAK sqaron se mund ti informojë sipas ligjit, por jo ta monitorojnë.
“Në vijim të dialogut dhe bashkëpunimit ndër institucional me komisionin, Prokuroria e Posaçme mbetet e angazhuar për të kontribuar në përcjelljen e çdo informacioni të nevojshëm në funksion të përmbushjes së detyrimeve të saj kushtetuese.”, thuhet në përgjigjen e SPAK për Komisionin e ngritur nga Fatmir Xhafaj./Versus.al

