AKTUALITET /

SPAK mohon lajmin se BKH i ka sekuestruar telefonin Drejtorit të Policisë, Ilir Proda

Në kuadër të programit të transparencës, SPAK i është përgjigjur interesimeve të gazetarëve me një mohim të qartë.

Shkruar nga Versus
SPAK mohon lajmin se BKH i ka sekuestruar telefonin Drejtorit të
Ilir Proda

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka hedhur poshtë lajmet e qarkulluara në media për sekuestrimin e telefonit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Në kuadër të programit të transparencës, SPAK i është përgjigjur interesimeve të gazetarëve me një mohim të qartë.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nuk e ka sekuestruar telefonin e Drejtorit të Policisë së Shtetit”, thuhet në deklaratën zyrtare të SPAK-ut.

Kjo përgjigje vjen në një moment kur spekulimet për hetime ndaj Prodës kishin filluar të qarkullonin gjerësisht./Versus.al

Tags:

ilir proda

Poll