AKTUALITET /

Surpriza e hidhur / Jo 1, por 2 ton drogë ju kapen shqiptarit në Pejë

Vlera e kësaj sasie sasit të sekuestruar dyshohet se e ka kaluar shifrën prej 10 milionë euro

Shkruar nga Versus

Surpriza e hidhur / Jo 1, por 2 ton drogë ju kapen shqiptarit në

Prokuroria Themelore në Pejë dje njoftoi për një aksion të madh në rajonin e Pejës, ku tha se u kap 1 ton drogë.

Pas zhvillimeve të punës në terren edhe sot në Pejë nga policia dhe Prokuroria Themelore, mësohet që sasia e kanabisit të gjetur ka arritur në më shumë se 2 ton.

Rrjedhimisht, vlera e kësaj sasie dyshohet se e ka kaluar shifrën prej 10 milionë euro, ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar.

Sipas njoftimit të djeshëm të Prokurorisë, vlera e drogës prej 1 ton llogaritej të ishte rreth 5 milionë euro.

Për këtë rast, policia ka arrestuar një person, shtetas i Shqipërisë, të cilit këtë të shtune Gjykata e Pejës e la me masën e sigurisë një muaj paraburgim. 

Poll