MAGAZINË /

Ndahet nga jeta në moshë të re aktori pogradecar, figurë e njohur e humorit e kinematografisë shqiptare

Artisti Ilir Shkurti që u bë i dashur për publikun me rolet në estradë dhe filmat e Kinostudios, mbyll një kapitull të artit shqiptar.

Shkruar nga Versus

Ndahet nga jeta në moshë të re aktori pogradecar, figurë e

Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit të Pogradecit dhe kinematografisë shqiptare, i cili spikati si aktor karakteresh në disa filma të Kinostudios.

Ndahet nga jeta në moshë të re aktori pogradecar, figurë e

I lindur më 30 dhjetor 1957 në Pogradec, Shkurti i përkiste brezit të aktorëve që kontribuan në skenën e humorit dhe teatrit lokal. Ai u bë i njohur për publikun përmes interpretimeve në Estradën e Pogradecit, ku solli role humoristike dhe karakteriale që u pritën me shumë dashuri nga publiku.

Ndahet nga jeta në moshë të re aktori pogradecar, figurë e

Përveç skenës së estradës, ai mori pjesë edhe në disa prodhime të kinematografisë shqiptare, mes tyre filmat “Rrethimi i vogël”, “Binarët”, “Ngjyrat e moshës”, “Shkëlqim i përkohshëm” dhe “Kush vdes në këmbë”, duke u bërë pjesë e brezit të artistëve që kontribuan në filmat e periudhës së Kinostudios shqiptare.

Ndahet nga jeta në moshë të re aktori pogradecar, figurë e

Me ndarjen e tij nga jeta, arti shqiptar humb një tjetër aktor të karaktereve, ndërsa kujtimi dhe rolet e tij do të mbeten pjesë e memories së publikut dhe skenës shqiptare. Versus.al mëson se aktori i njohur kishte disa kohë që vuante nga sëmundje kardiovaskulare të cilat u bënë shkak që javët e fundit ai të ishte i shtruar në spital, por pavarësisht ndihmës së specializuar mjekësore që mori, Ilir Shkurti nuk ja doli në përballje me vdekjen. Pushofsh në paqe artist! 

Ndahet nga jeta në moshë të re aktori pogradecar, figurë e

Poll