MAGAZINË /

‘Do kërcejmë vallen çame në mes të Londrës’/ Nëna e Selin k*rcënoi hapur Rogertin? Deklarata që na shpëtoi gjatë takimit

Shkruar nga Versus

‘Do kërcejmë vallen çame në mes të

Takimi i shumëpërfolur mes Selinës dhe nënës së saj në Big Brother VIP Albania vijon të jetë në qendër të diskutimeve në rrjetet sociale, edhe pse kanë kaluar disa ditë nga transmetimi i tij.

Fillimisht vëmendja u përqendrua te momenti i tensionuar kur nëna e Selinës i kërkoi vajzës që të largohej nga shtëpia, duke u bazuar në deklaratat e Rogertit.

Situata u bë aq e ngarkuar sa detyroi moderatorin Ledion Liço të ndërhynte për të qetësuar debatet dhe për ta çuar konkurrenten në dhomën e rrëfimit, ndërsa transmetimi u ndërpre për një kohë të gjatë me reklama.

Sipas pamjeve të transmetuara, pauza televizive zgjati mbi 40 minuta, duke nxitur menjëherë spekulime në rrjet se produksioni po përpiqej të menaxhonte një situatë të ndjeshme brenda shtëpisë.

Pas transmetimit, rrjetet sociale janë përfshirë nga një valë analizash dhe komentesh, ku një fragment i bisedës mes nënës dhe vajzës është bërë virale.

Gjatë bisedës dëgjohet shprehja: “Babi është shumë mirë, të puth fort dhe thotë ‘do kërcejmë vallen çame në mes të Londrës’.”

Në pamje të parë mund të tingëllojë si një shprehje patriotike pa shumë peshë, por “Vallja Çame”, e njohur ndryshe edhe si vallja e Osman Takës, është një kërcim tradicional që performohet nga burrat me shpata në duar.

Kjo fjali ka shkaktuar interpretime të ndryshme mes ndjekësve, disa prej të cilëve e kanë parë si një shprehje të zakonshme emocionale, ndërsa të tjerë kanë ngritur dyshime për një mesazh të nënkuptuar, duke e lidhur me banorin Rogert, i cili jeton në Londër dhe ka pasur përplasje me Selinën dhe familjen e saj gjatë lojës./Versus.al

 

 

 

Poll