Një tjetër përgjim është zbardhur nga dosja e abuzimeve tek spitali Onkologjik nga Versus.
Nga përgjimet shihet se si koordinatori pranë spitalit Onkologjikut, Emiljano Lela bashkëpunonte me mjekët e këtij spitali për të futur pacientë pa radhë në operacione.
Nga përgjimet del dhe doktoresha Silvana Çeliku.
Gjatë një bisedë e identifikuar si Flutura flitet për një operacion të një sëmurë me gradë të dytë, ku Silvana i thotë që është më mirë ta operojë te Mondi (im) siç e quan kirurgun ajo dhe pa radhë duke shtuar se tek Onkologjia nuk ka punë por i sorollasin për ti dërguar tek klinikat private.
Pjesë nga përgjimet:
Data 05/12/2023 në orën 08:51 e merr në telefon Emiljano i cili është subjekt hetimor nga ana jonë dhe zhvillohet biseda si më poshtë:
Emiljano: Shefe si u gdhvie.Është një porosi nga Erjona.
Silvana: Po ështëëëë…. Ja se po zbres poshtë tani.
Në datën 30/11/2023 në orën 12:59 i dërgon sms numri i telefonit 069*** si më poshtë vijon:
Përshendetje jam Agim D. ka folur Etjola me ju kur të vijë të takoj.
Në datën 30/11/2023 në orën 13:30 e telefonon numri i telefonit: 0682020343 dhe biseda ka qënë si më poshtë:
Silvana: Hë moj Flutura si ke qënë?
Flutura: Vazhdon me përshëndetje dhe i tregon për një pacient me kancer në gradën e dytë agresiv që ka nevojë urgjente për operim dhe është e lidhur me doktor Elidon Ninin.
Silvana: Më mirë është ta operojë Mondi im tek kirugjia se i qan, ta bëjmë pa radhë. Tek Onkologjia më këdo doktor tjetër të fusja unë pa rradhë që nesër por me Elidonin nuk flas se është në rang kryeministri e lartë, nuk pyet për njeri.
Flutura: Po na thanë shumë rradhë, po edhe kësaj nga zyra do ja kenë sugjeruar.
Silvana: S’ka rradhë fare por e gjitha është skemë për ta dërguar në privat se asnjë punë nuk kanë. I bëjnë të gjitha për t’i sorollatur që t’i dërgojnë në privat pacientët, se e di unë shumë mirë.
Flutura: Pa të nxjerrë ty po e diskutoj njëherë me ta dhe flasim sërisht.
Silvana: Bëhu njëherë dalim se lam nam. Ne kemi diçka për të dielën nëse do të na bashkohesh.
Një tjetër bisedë është zbardhur ku Doktoresha Ami Rea flet me një person i cili i thotë që nuk i ke asgjë lekët për pushime në Tajlandë pasi kryen 5 operacione brenda jave.
Biseda e doktoreshës të shënuar në celular me dr. Ami Rea me personin X ku flitet për pushime
Personi X: Shih në Tajlandë tani.
Doktoresha: Po pse jo
Personi X : Hë me se nuk shkon shumë. 1500 euro. 5 operacione i kap brenda javësh ti. Hahaha çfarë llogarie./ VERSUS








