AKTUALITET /

Tabela me 90 km/h, shpejtësia 246 km/h! Policia Rrugore kap 'pilotin' në autostradë

Autoritetet paralajmërojnë se këto shkelje përbëjnë një rrezik ekstrem për jetën e drejtuesve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, duke e kthyer trafikun në burim aksidentesh me pasoja fatale.

Shkruar nga Versus

 

Tabela me 90 km/h, shpejtësia 246 km/h! Policia Rrugore kap

Policia Rrugore ka kapur një rast ekstrem tejkalimi shpejtësie gjatë mesnatës. Një automjet u regjistrua duke lëvizur me 246 km/h në një segment rrugor ku kufiri i lejuar ishte vetëm 90 km/h. Shkelja u evidentua përmes pajisjes inteligjente Poliscan.

Ky është vetëm një nga dhjetëra raste të ngjashme të konstatuara së fundmi në rrugët e Shqipërisë. Sipas Policisë Rrugore, janë kapur automjete me shpejtësi që variojnë nga 165 km/h deri në 246 km/h, në segmente ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 90 km/h.

Autoritetet paralajmërojnë se këto shkelje përbëjnë një rrezik ekstrem për jetën e drejtuesve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, duke e kthyer trafikun në burim aksidentesh me pasoja fatale.

Apeli i Policisë së Shtetit

Policia bën thirrje për:

Respektimin e kufizimeve të shpejtësisë
Drejtim me kujdes dhe përgjegjësi
Shmangien e sjelljeve që rrezikojnë jetën

"Shpejtësia vret jetën” – kujton Policia, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë me pajisje inteligjente dhe masa ndëshkuese të ashpra ndaj shkelësve. /Versus.al

Poll