Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sasi të madhe trarësh druri të përdorur për hekurudhën, në aksin Fier-Vlorë. Flakët kanë prodhuar shtëllunga të dendura tymi, të cilat kanë mbuluar qytetin e Fierit dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik tek banorët.
Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, por shkaqet ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Aktualisht, dy automjete zjarrfikëse dhe efektivë të repartit të Fierit po punojnë për shuarjen e flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. /Versus.al/






