
Temperaturat e larta kanë shtuar alarmin për rënien e zjarreve në dy ditët e para të kësaj jave.
Përmes një njoftimi zyrtar, Instituti bën me dije se pritet rrezik i lartë në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër pritet nivel rreziku i moderuar.
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se në disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht i lartë, konkretisht në qarkun Shkodër dhe qarku Dibër. Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.
Njoftimi zyrtar
Sot pasdite (e hënë, dt. 20) dhe nesër (e martë, dt. 21) pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër pritet nivel rreziku “I MODERUAR”.
Nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht “I LARTË” konkretisht: qarku Shkodër (Jug- Perëndim) dhe qarku Dibër (Jug-Perëndim). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme./Versus.al

