
Dy persona janë arrestuar nga policia brenda banesës së tyre në rrugën “Ali Demi” ku u janë gjetur tableta ekstazie (MDMA).
Në pranga kanë rënë dy kushërinjtë Elvis Lezo 42 vjeç dhe Bujar Lezo, 49 vjeç. Gjatë kontrollit në banesë është zbuluar një ambient i përshtatur për të përgatitur tabletat e lëndës narkotike të ekstazisë.
Më pas këto tableta shiteshin në lokalet e natës. Një tabletë shitej për 3 mijë lekë. Elvis Lezo dyshohet se kishte lidhje me një tjetër grup kriminal në Itali. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

