
Durrës- Policia rrugore ka rritur kontrollet përgjatë 72 orëve të fundit, çfarë ka sjellë arrestimin e 7 drejtuesve të mjeteve të cilët u kapën në gjendje të dehur në timon. Gjithashtu është arrestuar një shofer të cilit i është gjetur një sasi kanabisi.
U vunë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur shtetasit B. M., 29 vjeç; B. Ll., 25 vjeç; I. Gj., 33 vjeç; N. K., 28 vjeç; Y. M., 60 vjeç; Ç. K., 43 vjeç, banues në Durrës; dhe K. S., 46 vjeç, banues në Tiranë. Për kanabisin që iu gjet në makinë është arrestuar K.A.
Policia ka nisur hetimet edhe për një 17 vjeçar i cili u kap duke drejtuar automjetin pa patur patentë. Versus.al
