Tiranë- Policia ka arrestuar në Allias 27 vjeçarin Saimir Reka i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtoria vendore e Elbasanit pasi vitin e kaluar në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, i kanë marrë 100 mijë euro ‘cash’ biznesmenit Flamur Rrushi.
Këtij të fundit i ishte prezantuar si Taulant Balla, ministri për Marrëdhëniet e Shtetit me Kuvendin. Biznesmeni nga Përrenjasi, sipas kërkesës së mashtruesit, ka shkuar në Tiranë me çantën 100 mijë euro dhe ia ka dorëzuar një taksisti. “Mbajta shënim targat e taksisit”, tha biznesmeni në polici.
I riu është pjesë e grupit të mashtruesit Florian Gjergji i cili përdorte të njëjtën skemë duke iu prezantuar biznesmenëve të ndryshëm si politikan apo njerëz të tjerë të biznesit dhe duke iu kërkuar para borxh. Versus.al







