
Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, Peqin dhe Shkodër janë vënë sërish në fokus të kontrolleve të policisë për gjetjen e sendeve të paligjshme.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet se kontrollet janë ushtruar në ambientet e brendshme të godinës “A” në Durrës, në dhomën ku banojnë të paraburgosurit G. A., N. B., E. C. dhe M. Ç.
Gjatë kontrollit është gjetur një aparat celular i llojit iPhone, ngjyrë e zezë, poshtë jastëkut të të paraburgosurit E. C., i cili ka pranuar se aparati celular është në pronësi të tij. Po në godinën “A” gjatë kontrollit janë gjetur dy USB, për të cilat janë kryer procedurat përkatëse të sekuestrimit dhe administrimit si sende të ndaluara.
Ndërkohë në Peqin kontrollet janë ushtruar në godinat e banimit dhe ambientet e përbashkëta të institucionit. Gjatë kontrollit, në ambientet e dusheve, janë gjetur dhe sekuestruar 2 aparate celularë, konkretisht: 1 celular “Samsung” ngjyrë e bardhë dhe 1 celular “Redmi” ngjyrë e zezë.
Në Shkodër kontrollet janë zhvilluar në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta. Gjatë kontrollit fizik të të paraburgosurit G.Z., është konstatuar dhe sekuestruar 1 aparat celular i tipit “iPhone”, së bashku me karikuesin. Personi është veçuar menjëherë dhe për rastin është hartuar raport incidenti. Gjithashtu, në ambientet e përbashkëta janë gjetur edhe 2 aparate celularë të tjerë të tipit “iPhone”. Për të gjitha rastet është hartuar dokumentacioni përkatës, përfshirë procesverbalet e bllokimit dhe dorëzimit të sendeve të ndaluara.
Për të gjitha rastet është hartuar dokumentacioni përkatës, përfshirë procesverbalet e bllokimit dhe dorëzimit të sendeve të ndaluara.
Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

