AKTUALITET /

“Të dua përjetësisht” – mesazhi prekës i bashkëshortes së Artan Lames pas ndarjes nga jeta

Mesazhi prekës që Mirela, bashkëshortja e Artan Lames, ka ndarë në rrjetet sociale pas ndarjes së parakohshme nga jeta të njeriut të saj të zemrës.

Shkruar nga Versus
“Të dua përjetësisht” – mesazhi prekës i
Artan Lame dhe bashkëshortja e tij Mirela

“Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im!” – është ky mesazhi prekës që Mirela, bashkëshortja e Artan Lames, ka ndarë në rrjetet sociale pas ndarjes së parakohshme nga jeta të njeriut të saj të zemrës.

Artan Lama ndërroi jetë në mesditën e së premtes, më 23 maj, në një spital në Mynih të Gjermanisë, pasi mjekët morën vendimin e dhimbshëm për të shkëputur aparaturat që e mbanin në jetë.

Zemra e tij pushoi së rrahuri, duke lënë pas kujtimin e një njeriu të dashur dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm për ata që e deshën.

Arkëmorti me trupin e Artan Lames është nisur sot nga Gjermania dhe pritet të mbërrijë në Tiranë të shtunën. Familja, miqtë dhe të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit njeriut të dashur, përpara se ai të përcillet për në banesën e përjetshme.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar edhe nëna e tij, zonja Diana Lame, e cila tregoi se kishte pasur një bisedë telefonike me Tanin pak ditë më parë. Ai i kishte premtuar se do të kthehej së shpejti në Shqipëri dhe se ishte i qetë përpara operacionit që kishte përpara, duke i thënë se nuk kishte frikë.

“Nuk me ben dora te shkruaj per humbjen e te shtrenjtit, djalit tim te dashur Artan Lame. Po ky moment i mallkuar erdhi dhe me shoi ate shprese qe mu ngjall dje. Shpresoja sepse me premtoi qe do kthehej, “ ….-nuk e kam mendjen te e nesermja (qe do operohej) jam mire, jam i qete por po perqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje per Muzeun fliste”, shkroi e ëma e publicistit të njohur./Versus.al

Poll