Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Beratit, ku një debat i ashpër mes dy agjentëve të Operacionales ka përfunduar me kërcënim me armë.
Sipas informacioneve, Muhamet Lana i është drejtuar kolegut të tij, Partizan Lumi, me fjalët: “…Të mbush barkun me plumba…”.
Lumi, i cili më parë ka shërbyer si agjent operacional pranë Drejtorisë së Qarkut Berat, kohët e fundit është transferuar në Komisariatin e Policisë Poliçan.
Mësohet se konflikti ka lindur pas transferimit të Lumit, i cili ka hapur vend për Muhamet Lanën në operacionalen e Beratit.
Ky i fundit njihet si mik i ngushtë i zv/drejtorit të hetimit të krimeve në Drejtorinë e Beratit, Shkëlqim Xhezairaj.
Incidenti ka ndodhur përballë Drejtorisë së Policisë Berat dhe ka çuar në përfshirjen e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Partizan Lumi ka depozituar një kallëzim penal, dhe rasti aktualisht po verifikohet nga AMP-ja.
Për këtë situatë është njoftuar edhe prokurori i gatshëm i Beratit, i cili pritet që në ditët në vijim të marrë materialin referues nga oficerët e AMP-së./Versus.al







