AKTUALITET /

Të tjerë emigrantë në kampin e Gjadrit, “Guardia Costiera” mbërrin në Shëngjin

Operacioni po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, të mbikëqyrura nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me strukturat italiane, për të garantuar standardet e trajtimit dhe sigurinë e të gjithë të përfshirëve.

Shkruar nga Versus

Të tjerë emigrantë në kampin e Gjadrit, “Guardia

Një tjetër grup emigrantësh ka mbërritur sot në portin e Shëngjinit me anijen “Guardia Costiera”, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për menaxhimin e flukseve migratore.

Burime zyrtare bëjnë me dije se pas zbarkimit, shtetasit e huaj do të transferohen drejt qendrës së pritjes në Gjadër, ku do të kryhen procedurat përkatëse të regjistrimit dhe kontrollit mjekësor.

Operacioni po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, të mbikëqyrura nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me strukturat italiane, për të garantuar standardet e trajtimit dhe sigurinë e të gjithë të përfshirëve.

Ky është një ndër grupet e radhës që mbërrijnë në Shqipëri, në zbatim të marrëveshjes për bashkëpunim në menaxhimin e emigracionit, e cila ka hyrë në fuqi më herët gjatë këtij viti. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: