AKTUALITET /

Tender qindra mijëra eurosh me 'flamur të kuq', Arlinda Pogaj 'qeras' Nadir Çaushollin me fonde publike

Oferta me koston më të ulët u skualifikua për t'u shpallur fituese kompania e Nadir Çaushollit.

Shkruar nga Versus
Tender qindra mijëra eurosh me 'flamur të kuq', Arlinda
Nadir Çausholli, Arlinda Pogaj

Një tjetër skemë kriminale ku përmendet emri i Nadir Çaushollit ka dalë në dritë së fundmi. Bëhet fjalë për një tender për blerjen e materialeve të mjekimit të përgjithshëm për spitalin e Korçës. Tenderi me vlerë rreth 1600 mijë euro për kompaninë “Albadent Group shpk” të Nadir Çaushollit, është firmosur nga Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.

Tenderi në fjalë është zhvilluar me procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar. Në tender kanë konkurruar 3 operatorë, por në fund është shpallur fituese kompania në emrin e Arjola Çaushollit, të afërmes së Nadir Çaushollit, pronarit të kompanisë farmaceutike “CFO Pharma” i dënuar në maj të vitit 2025 për skemë mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve. “Albadent Group” u shpall fituese me flamur të kuq për shkak të skualifikimit të të gjithë operatorëve në garë, mes të cilëve dhe të ofertës më të ulët.

Tender qindra mijëra eurosh me 'flamur të kuq', Arlinda

Në nëntor të vitit të kaluar, prokuroria e Tiranës lëshoi 8 masa sigurie në kuadër të hetimeve për skemën e mashtrimit të ngritur nga CFO Pharma. Mes të arrestuarve ishin edhe vetë drejtori i FSDKSH, Spartak Zekja dhe Frigul Milla, administrator i CFO Pharma. Versus.al

Poll