Rreth orës 19:00 të kësaj të premteje (6 shkurt 2026), në lagjen “Vasil Shanto” të qytetit të Shkodrës, një shtetas ende i paidentifikuar ka tentuar të kryejë një grabitje në ambientet e filialit të Postës Shqiptare.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia, autori ka hyrë brenda objektit dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare, por nuk ka arritur ta realizojë grabitjen.
Gjatë largimit të shpejtë, ai ka thyer xhamin e sportelit për të dalë jashtë.
Shërbimet e Policisë së Shkodrës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po punon për identifikimin e plotë të tij, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, duke përfshirë shqyrtimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë.
Njoftimi paraprak i policisë:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të filialit të Postës Shqiptare dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare, por nuk ka mundur ta marrë dhe gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit./Versus.al

