AKTUALITET /

Tentoi të fusë drogë në pakot me vezë në burgun e Idrizovës, nis hetimi ndaj një 25-vjeçare në Shkup

Ajo kishte sjellë dy pako me 60 vezë, por gjatë kontrollit me skaner dhe kontrollit fizik, është konstatuar se 28 prej tyre përmbanin pako me drogë

Shkruar nga Versus

Tentoi të fusë drogë në pakot me vezë në burgun e

Një 25-vjeçare nga Shkupi po hetohet nga prokuroria pasi dyshohet se tentoi të fusë drogë në pakon me 60 vezë të cilat do t’ja dorëzonte bashkëshortit të dënuar në burgun e Idrizovës.

"Ajo kishte sjellë dy pako në të cilat vizualisht dukej se ishin të paketuara gjithsej 60 vezë, por gjatë kontrollit me skaner dhe kontrollit fizik, është konstatuar se 28 prej tyre përmbanin pako me drogë, përkatësisht gjithsej 318,62 gram marihuanë dhe 142,2 gram kokainë".

"Duke pasur parasysh peshën e veprës dhe rrezikun e arratisjes dhe përsëritjes së veprës, si dhe faktin se e dyshuara është nënë e fëmijëve të mitur, prej të cilëve një foshnje 5-muajshe, prokurori publik ka dorëzuar propozim te gjyqtari i procedurës paraprake për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për të dyshuarën", thotë nga Prokuroria.

Poll