Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin e sulmit me armë ndaj Fabion Kuçi, i njohur në TikTok si “Gucci”, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në një lokal në Durrës.
Siç shihet nga video e publikuar nga TCH, Guçi ndodhej në lokal kur autori hyri dhe i drejtoi armën. I kapur në panik, ai tentoi të fshihej pas shokut të tij, por autori vijoi të afrohej.
Më pas, Guçi vrapoi dhe u fut pas banakut të lokalit.
Si ndodhi ngjarja?
Të tre këta persona të shpallur në kërkim kanë shkuar me 2 automjete në lokalin ku po qëndronte personazhi i njohur i TikTok.
Shkak janë bërë sherret dhe ofendimet mes tyre në rrjete sociale. Fabian Kuçi mbeti i plagosur në parakrah, por fatmirësisht nuk pati pasoja më të rënda falë ndërhyrjes mjekësore./Versus.al


