AKTUALITET /

Terapia e transgjinorëve në QSUT, ilaçet do merren në farmaci dhe do të rimbursohen nga shteti

Shkruar nga Versus

Terapia e transgjinorëve në QSUT, ilaçet do merren në

QSUT do të ofrojë për herë të parë terapi hormonale për transgjinorët sipas urdhrit të firmosur nga ministria e Shëndetësisë më 28 prill. Mësohet se terapia do të përfshijë konsultat me mjekët dhe caktimin e një kure të përshtatshme sipas moshës së personave transgjinorë.

Sipas burimeve të Report Tv, kjo terapi do të merret në rrjetin farmaceutik dhe hormonet që janë pjesë e këtyre trajtimeve mund të futen në listën e barnave të rimbursueshme. Ky urdhër përcakton që procedurat klinike dhe monitorimi për terapinë hormonale, të ofrohet në QSUT dhe të mbulohet nga fondet publike. Trajtimet mund të nisin edhe nga mosha 14 vjeç, ndërsa do të jenë të aksesueshëm për burrat transgjinorë që kalojnë nga vajzë në burrë përmes hormonit të testosteronit, si dhe për gratë transgjinore që kalojnë nga burrë në grua përmes estrogjenit dhe anti-androgjenëve. Versus.al

Poll